Flash News

KRYESORE

Veç pasojave të Covid-19, Voltana Ademi duhet të përballet edhe me një padi

Pak ditë pasi konfirmoi se është infektuar me covid-19, kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi duhet të përballet tashmë edhe me një padi të ngritur ndaj saj nga Këshilli Bashkiak në Shkodër.

Vendimi për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe ai për “Zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve mbikëqyrës të shoqërisë” janë dy arsyet që kanë çuar palët në paditjen e kryetares së Bashkisë Shkodër.

Këshilli Bashkiak pretendon se kryetarja e bashkisë ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

Të fundit