Veliaj apel për respektimin e korsive të biçikletave: Nëse të pëlqen pedalo, por jo t’i zësh rrugën tjetrit!

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka apeluar qytetarët, këmbësorë apo motoristë, që të respektojnë më shumë korsitë e biçikletave në kryeqytet.

Ndërsa publikon në twitter disa raste kur policia bashkiake këshillon qytetarët që të mos bllokojnë korsitë e biçikletave, Veliaj shkruan: “Meqë të pëlqen më shumë korsia e biçikletave, jepi pedalo edhe ti! I bën mirë shëndetit edhe mjedisit, por jo t’i zësh rrugën tjetrit! Respekto sinjalistikën dhe je ok me ligjin, me pedaluesit, shoferët, motoristët apo kalimtarët”.