Flash News

KRYESORE

Veliaj: Asnjë qindarkë nuk do kursehet për riparimet e banesave, si të aplikoni për bonusin e qirave

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektoi aplikimet për bonus qiraje të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Njësinë 4. Ai u shpreh se tanimë procedurat janë thjeshtuar dhe se bashkia nuk do të kursejë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para banesat e dëmtuara”

Është vendosur që çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës. Dhjetëra familje me banesa të dëmtuara i janë drejtuar njësive përkatëse administrative për të aplikuar për përfitimin e pagesës së qirasë mujore, e cila mbulohet në masën 100% nga Bashkia e Tiranës. Njësia 4 në Tiranë është një nga dy njësitë më të prekura nga dëmet e tërmetit.

Ai theksoi se dëmet janë në pallatet e ndërtuara me punë vullnetare para viteve ‘90 ose në pallatet e reja, ku ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi jashtë çdo kriteri ligjor.

“I kemi thjeshtuar në maksimum të gjitha procedurat. Plotësohet një formular, ku shkruhet e gjithë lista e familjarëve, pastaj informacioni për banesën, cila është adresa, hapësira, si dhe Karta e Identitetit me numrin e llogarisë. Në momentin që kemi këto nga të 27 njësitë, thërrasim Këshillin Bashkiak. Fondin e kaluam dje, tani do kalojmë emrat dhe mbiemrat, sasinë e kompensimit që do të marrë secili për qiranë”, deklaroi Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të shikojnë për banesa me qira dhe të aplikojnë për të përfituar nga bonusi i qirasë.”, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjithë banorët, pallati i të cilëve është shpallur i pabanueshëm, të fillojnë të kërkojnë për shtëpi me qira.

“Ta prenotojnë dhe sapo t’ju kalojnë paratë, që do jetë punë ditësh, kur të miratojmë aplikimet për qira, do të kemi mundësi të hyjmë te shtëpitë e reja. Në këtë moment, me Kartë Identiteti, një aplikim, certifikatë familjare dhe llogari bankare, lekët në llogari secilit, që të sigurohemi që Viti i Ri na gjen të gjithëve brenda, pa këto shqetësime. Pastaj, kjo na jep kohë që të merremi me gjërat e tjera”, sqaroi kryebashkiaku.

Dokumentacioni nga familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë

  1. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative;
  2. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
  3. Certifikatë familjare;
  4. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

 

 

Të fundit