Veliaj bën video-selfie me Yllin nga Kina: “Jam çun Tirone, çun pazari”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një video-selfie me një shtetas kinez, të quajtur Ylli.

Veliaj e prezanton Yllin si tironsin më simpatik .

“Jam këtu me tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë“, thotë Veliaj.

Në kohën që Ylli po përshëndet të gjithë ‘tironsit e vjetër’ Veliaj e pyet se çfarë çuni je.

‘Çun tirone, çun pazari’, përgjigjet Ylli.

Ylli është një shtetas me origjinë nga Kina, por që ka lindur në Tiranë, dhe zhvillon biznesin e tij në zonën e Medresesë.

Kujtojmë se gjatë periudhës së diktaturës, shumë shtetas kinezë erdhën të punonin në fabrikat e uzinat tona, dhe nuk u larguan më.