Flash News

KRYESORE

Veliaj e përdori si triumf, gazetari komenton letrën e KE-së për teatrin: Është njollë turpi jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë shtetin

Veliaj e përdori si triumf, gazetari komenton letrën e KE-së

Letra që Komisioni Evropian dërgoi për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar u përdor nga kryebashkiaku Erion Veliaj si triumf i planit të tij, ndonëse aty shkruhej qartë se mungesa e garës dhe e transparencës ishte e patolerueshme.

Për këtë letër ka reaguar edhe gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, i cili e konsideron njollë turpi jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë shtetin shqiptar.

“Thelbi i letrës, pavarësisht dashamirësisë së Komisionit Europian ndaj qeverisë dhe gjuhës diplomatike të perdorur, është ky: “Ligji special për Teatrin është vjedhje dhe paracaktim i fituesit në tender”,- shkruan Tomorri.

Gazetari thekson se “fakti që një ligj i tillë kalon të gjitha hallkat e shtetit tregon se ne nuk kemi institucione që mbrojnë interesin publik”.

Reagimi i Klodian Tomorrit:

Kjo letra e BE-se per corben speciale te Teatrit ne fakt eshte njolle turpi jo vetem per qeverine, por per te gjithe shtetin shqiptar.

Sepse thelbi i letres, pavaresisht dashamiresise se Komisionit Europian ndaj qeverise dhe gjuhes diplomatike te perdorur, eshte ky:

“Ligji special per Teatrin eshte vjedhje dhe paracaktim i fituesit ne tender”.

Fakti qe nje ligj i tille kalon te gjitha hallkat e shtetit tregon se ne nuk kemi institucione qe mbrojne interesin publik. Qeveria propozon nje draft te jashteligjshem, Parlamenti qe duhet t’i vere fre babezise se qeverise, e miraton.

E thene ndryshe jemi nje shtet barbar, qe arrijme deri aty sa detyrojme BE-ne te marre rolin e Komisionit te Prokurimeve.

Turp, turp. Lemerisem boten.

Të fundit