Flash News

KRYESORE

Veliaj e quan PD-në ‘parti të dhunës’ dhe e akuzon për tritolin në shtyllat e tensionit

Veliaj e quan PD-në ‘parti të dhunës’ dhe e akuzon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar Partinë Demokratike për disa kosha mbeturinash që kanë marrë flakë, si dhe për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë në Laç.

“Zjarret në Tiranë në të njëjtën kohë me tritolet e shtyllave të tensionit, janë akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD) . E drejtuan Tiranën 4 vite, kurrë nuk e deshen e i shërbyen. Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash”, shkruan Veliaj në profilin e tij në ‘Twitter’.

Erion Veliaj po angazhohet gjithnjë e më shpesh me akuza ndaj Partisë Demokratike, në një kohë kur kryeministri Edi Rama po ia vështirëson të ardhmen në krye të bashkisë së Tiranës. Rama ka bërë deklarata në favor të një mandati të dytë për Veliajn, por nuk e ka konfirmuar zyrtarisht atë si kandidat të PS-së.

Të fundit