Flash News

KRYESORE

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” presidentit të

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për vizitën e tij të parë zyrtare, ku u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dorëzoi Pendarovskit “Çelësin e Qytetit”, si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve. “Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë, ndihen të barabartë, kanë një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar që jam edhe kryetar i tyre. Pata mundësinë që t’i jap “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, si një dëshmi e një dere të hapur, edhe një miqësie që është e gjatë sa jeta dhe që do të vazhdojë sa jeta gjithashtu”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut për nderimin dhe tha se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.

“Unë jam President i një shteti multientik, edhe kryetari i qytetit të Shkupit është gjithashtu kryetar i një qyteti multietnik gjithashtu. Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI. Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora “Çelësin e qytetit”, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë”, tha presidenti Pendarovski.

Të fundit