Flash News

KRYESORE

Veliaj jep 120 milion lekë për website të ri në Bashkinë e Tiranës

Bashkia Tiranë ka hapur procedurën për tendrin e ri prej 120 milion lekësh për një ëebsite të ri.

Erion Veliaj, Bashkia e të cilit ka publikuar tashmë si autoritet kontraktor tenderin, ka lënë një afat 4-mujor për ndërtimin e tij, ndërsa mirëmbajtja do të jetë 4 vjet.

Kompania do të paguhet rreth 30 milionë lekë në muaj. Tenderi që do të mbyllet më 14 dhjetor përcakton që ofertimi do të bëhet për krijim ëebsiti, intranet, trajnim dhe mirëmbajtje. Intraneti është një rrjet privat, që do aksesohet nga stafi i bashkisë.

“Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve/informacioneve për qytetarin, për biznesin, grupet e interesuara, por dhe proceset e funksionimit brenda administratës. Në të njëjtën kohë, do të rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë dhe do të realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin”, sqarojnë tenderkrijuesit.

Kujtojmë që në qeverinë e Ramës krijimi i ëebsiteve ka qenë në ‘modë’. Mund të përmendim “Jokorrupsionit”, “E-Albania”, “Shqipëria që duam” etj, disa prej të cilave nuk kanë funksionuar dhe janë mbyllur.

Të fundit