Flash News

KRYESORE

Veliaj: Ka një situatë reflektimi me LSI-në, ka ndikuar korrektesa e Ilir Metës….

Veliaj: Ka një situatë reflektimi me LSI-në, ka ndikuar

I pyetur se si janë marrëdhëniet e tij me LSI-në, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në studion e “ABC news”, deklaroi se më parë ka pasur marrëdhënie shumë të mira me LSI-në dhe marrdhënie shumë korrekte me ish- kryetarin e kësaj partie, z.Ilir Meta. Por, sipas Veliajt, diçka ndryshoi me ikjen e Metës në presidencë. Dhe e mirëkuptoj veprimin e tij. Votimi i dy këshilltarëve të LSI-së pro vendimit për rritjen e çmimit të ujit, për Veliajn ishte një vendim i drejtë, nga dy njerëz e dy këshilltarë të përgjegjshëm. “Kisha shpresë se LSI do të votonte, të paktën për kreditë e buta. Por marrëdhëniet me LSI-në ndryshuan, sepse LSI ndryshoi tre kryetarë brenda një kohe të shkurtër dhe do kohë derisa të rrregullohen gjërat dhe kanë filluar të rrreguloohen… Aktualsiht ka një situatë reflektimi. Por nëse ky votim do të kryhej sot, besoj se do ishim në një situatë tjetër. Ka mendje më të kthejllëta. Besoj se një pjesë e korrektesës së Ilir Metës është transmetuar tek LSI-së, aktualisht.”

I pyetur nëse do të rikandidojë apo jo, Veliaj e pohoi një gjë të tillë, duke shtuar se nëse e duan qytetarët, punën dhe përkushtimin e tij, pse jo!”.  

Të fundit