Flash News

KRYESORE

Veliaj kërcënon Bashën dhe Tabakun: Të hënën dosja shkon në Prokurori

Veliaj kërcënon Bashën dhe Tabakun: Të hënën dosja

Kryetari i bashkisë së Tiranës gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak iu përgjigj akuzave drejtuar tij, për ndryshimin e planit urbanistik të projektit të Unazës së Re duke thënë se të hënën, në Prokurori do të dorëzojë dosjen me dokumente, me akuzën për shpifje.

Ai akuzoi kryeopozitarin Lulzim Basha dhe deputeten demokrate Jorida Tabakun për shkelje ligji, pasi pretendoi që kanë dhënë leje ndërtimi për veten e tyre në kohën që mbanin postet si kryetar dhe nënkryetar bashkie. Ndaj për këtë, Veliaj tha se të hënën dosja do të shkojë në prokurori.

Më tej, tha Veliaj “po ka një të tillë që bashkia e Tiranës ka dhënë leje, atëherë unë iki nga bashkia e Tiranës, le të kthehet ta bëjë Luli prapë. Në të kundërt, ka frikë se do të duhet të shkojë prapë në Gjykatë për shpifje. Kjo është leja e ndërtimit që do të hyjë në muze. Kur të shkruhen librat e historisë për bashkinë, kryetar bashkie që i jep leje vetes vet por kujdes, nuk do të shkojë vetëm në muze. Kam pritur prej kohësh që prokuroria të veprojë, nuk po vepron por do shkoj ta çoj vetë ne prokurori. Ligji i konfliktit të interesit  ka shkeljen më flagrante me këtë leje. Kryetari i bashkisë  i jep leje vetes vet”.

Të fundit