Flash News

KRYESORE

Veliaj kopjon Ramën edhe për pasurinë, bashkëshortja figuron me më shumë të ardhura

Open Data ka publikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për vitin 2017. Veliaj ka deklaruar pagën e tij si kryebashkiak si dhe disa të ardhura të tjera nga dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet jashtë shtetit. Kryebashkiaku ka deklaruar gjithashtu edhe shtimin e të ardhurave nga shitja e një makine me vlerë 8 mijë euro.

Në deklaratën e pasurisë së Veliaj është përfshirë edhe ajo e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Fitimet e kësaj të fundit rezultojnë më të larta se ato të kryebashkiakut.

Pasuria e çiftit Veliaj-Xoxa duket e ngjashme me at ët çiftit kryeministror, ku Linda Rama figuron me të ardhura më të larta se kryeministri.

Pasuria e Veliaj e publikuar nga Open Data

Të fundit