Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Veliaj ndryshon 16 drejtues institucionesh në Bashkinë e Tiranës, cila ka qenë arsyeja
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndryshuar 16 drejtues të institucioneve të varësisë, duke i zëvendësuar me emra të rinj.
Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtoritë e rëndësishme, duke iu lënë kohë ish-drejtuesve të angazhohen me kohë të plotë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërkohë që ka dhe disa që kanë bërë lëvizje paralele.
Një nga lëvizjet e rëndësishme është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili zëvendësohet nga Elton Kacidhja.
Partia Socialiste duket se "i ka ndezur motorrët" 7 muaj para për zgjedhjet e 25 prillit ku kërkon mandatin e tretë radhazi qeverisë.
- Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
- Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
- Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
- Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
- Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
- Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
- Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
- Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
- Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
- Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – në vend të tij vjen Debora Keçi.
- Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
- Esmeralda Byberi – emërohet në Drejtorinë e Zonës së Lirë Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diasporës
- Rezart Cenaj – Drejtor i Qendrës Sociale Multidisiplinare, në vend të tij është emëruar Marilda Zizolli
- Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve, në vend të tij Emilda Prifti
- Klodiana Bici – emërohet në drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi
- Faola Hodaj – emërohet në drejtorinë e Inovacionit