Flash News

KRYESORE

Veliaj: Padi penale për këdo që pengon evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve

Veliaj: Padi penale për këdo që pengon evakuimin dhe rrezikon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri të qartë që të gjithë ata që do të pengojnë Policinë e Shtetit në evakuimin e banorëve nga godinat e klasifikuara të pabanueshme pas tërmetit do të ndiqen penalisht.

Ai iu referua mbrëmjes së djeshme, ku një ish-deputete shkonte dhe therej me policinë dhe zjarrfikësen.

“Ky nuk është momenti për të bërë politikë. Do të vijnë në 2023 zgjedhjet lokale dhe le të fitojë më i miri, nëse nuk e bëjmë mirë këtë punë. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, deputetë, ish-deputetë, çfarëdo qofshin, na lini të bëjmë punën, ky është menaxhim i emergjencës, kjo nuk është fushatë elektorale, kështu që nëse më parë këta personazhe i kam çuar dhe i kam paditur në gjykatë për shpifje dhe i kam fituar ato beteja, kësaj here do t’i padis penalisht, nëse dikush pengon zjarrfikësen apo policinë që të bëjë evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve do të paditet penalisht.

Lini forcat e rendit, zjarrfikëset dhe stafin me uniforma të bëjë detyrat sipas ligjit dhe të respektojë vendimet e Këshillit Bashkiak, pastaj bëni politikë sa të doni”, tha Veliaj.

Të fundit