Flash News

KRYESORE

Veliaj padit për shpifje Bashën dhe Tabakun

Veliaj padit për shpifje Bashën dhe Tabakun

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe deputeten e PD, Jorida Tabaku.

Padia lidhet fillimisht me shkeljet, që sipas Veliajt, janë bërë me lejet e ndërtimit kur ata ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.

Veliaj i ka paditur gjithashtu edhe për shpifje, për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Kryebashkiaku i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë.

Veliaj kërkon që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Të fundit