Flash News

KRYESORE

Veliaj: Pas 1 korrikut Rama mund të ftojë Bashën për zgjedhje të parakohshme

Veliaj: Pas 1 korrikut Rama mund të ftojë Bashën për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se pas 1 korrikut, gjasat janë të mëdha që kryeministri Edi Rama ta ftojë opozitën për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk do të pranojë që ta sfidojë.

"A jeni gati për zgjedhje të parakohshme? PS-ja me fishkëllimë, në çdo moment është gati. Sot, nesër, të hënën, në gusht, ditën e vitit të ri, për pashkë, për ramazan, kur të duash ti.

Në 1 korrik vendos bast se nëse Edi Rama thotë, dhe me gjasë do të e bëjë një ftesë, 'Luli hajde bëjmë zgjedhje', nuk ka shans në botë që PD-ja me 15% dhe LSI-ja me 1% të jenë gati për disfatën e radhës. Për çdo lloj zgjedhjesh, të parakohshme, të paskohshme, të 2021. Në të gjitha vendet e botës opozita mezi pret të vijnë zgjedhjet, kurse qeveria do t’i shtyjë, këtu ndodh çudi shqiptare.”, tha Veliaj në emisionin 'Repolitix'.

Ai ka bindjen se PS është superiore ndaj PD-së.

“Edhe sikur Rama, jam gati që të vendos bast, që nëse Rama i fton për zgjedhje apo zgjidhje të kësaj situata ata prapë thonë s'janë gati. Kanë gjetur një alibi që thonë të ikë Rama, kanë gjetur një idiotësi. Rama është kontraktuar nga populli për katër vite, nuk ka shans në botë që të ikë Rama. Nëse para 30 Qershorit i ka ftuar 7 herë, pas 30 Qershorit do i ftojë 70 herë" përfundoi kryebashkiaku.

Të fundit