Flash News

KRYESORE

Veliaj për teatrin: Koha shëron gjithçka, pse zgjodha ta shemb natën  

Veliaj për teatrin: Koha shëron gjithçka, pse zgjodha ta shemb

Kreu i Bashkisë së Tiranës në një prezantim për Këshillin Bashkiak lidhur me projektin e Teatrit të Ri Kombëtar ka sqaruar vendimin për shembjen e godinës dhe se pse nuk mund të rikonstruktohej.

“Njerëzit janë zgjedh për të marrë vendime të vështira, ju inkurajoj se është mom i ngjashëm me situatën te Astiri. E kuptoj politizimin e situatës, ata luajnë me sentimentet e njerëzve. Ishte vendim i i vështirë, por drejtë.

Bëhet fjalë për sipërfaqe mbi 8 mijë metra katrorë, i vjetri në hipotekë kishte mbi 1 mijë metra.

A mund të rikonstruktohej diçka aq primitive dhe e degraduar?

Sic e patë, nuk gjetëm një gramë beton dhe një shufër çeliku që të përballonte shtesa. Memoria është e lidhur me vendin dhe arkitekturën, do sakrifikohej e para për të dytën.

Artistët realë, jo ata që janë në këshillat kombëtar të PD, përfshirë dhe 60 votat e këshillit bashkiak donin një teatër të ri, kjo është më e rëndësishme se fasadat që fshinin muret si kazermë e përkohshme kinemaje për argëtimin e trupave italianë e që kishin tejkaluar moshën e vet.

Edhe nëse do rindërtohej do duhej ta hidhnim poshtë ndërtesën dhe ta rindërtonim nga fillimi si në rastin e stadiumit, në teatër s’ kishte asnjë gur origjinal që ti bënte ballë kohës, të ruanim me copa tallashi dhe fije shkrepse. Qyteti nuk mund të mbetet viktimë e së vjetrës.  Edhe 100 herë do e merrja të njëjtin vendim. Koha shëron gjithçka, ishte një debat 22 vjecar u zgjidh në 22 minuta”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se pse u mor vendimi për ta shembur godinën natën dhe jo gjatë ditës.

Konflikti mbi Teatrin eskaloi kur u përfshi politika, ashtu siç kur politika e djallosi kur u përfshi tek Astiri, siç e djallos sa herë që përfshihet tek lodrat që bëhen në Tiranë apo në projektet e tjera publike. Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për artistët, nëse do të prishej në çdo moment tjetër të ditës. Unë kam përjetuar 21 janarin, kur Saliu të vriste ditën. Për të respektuar vendimin e shumicës, zgjodhëm momentin kur mund të respektohej me riskun më të vogël. Kjo është arsyeja që ndërhymë në atë orë dhe më vjen mirë që nuk patëm të lënduar", u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë tha se gjuha e përdorur këto ditë tregoi edhe njëherë se ata që bërtasin, nuk kanë shkelur kurrë në teatër. “Këto mallkime, sharje dhe linçime të këtij niveli kaq banal, konfirmojnë atë që unë e kam ditur prej kohësh, që këta nuk janë material teatri, njerëz që përfshihen në këtë gjuhë të rrugaçtë dhe në këtë fjalor të ndyrë, qartazi nuk kanë shkelur kurrë në teatër. Më kujton javën e fundit, ku grupet e militantëve që kishin radhën e tyre tek ngrehina e teatrit të vjetër më pyesnin kur dilja nga bashkia, lali Eri ku bie teatri se kemi radhën. Kështu që, e kuptoj këtë, e kuptoj politizimin dhe hienat politike që mundohen të luajnë me sentimente të njerëzve që sigurisht janë tronditur nga ajo që ndodhi. Ishte një vendim i vështirë, për të cilin do të doja të flisja dhe kam listuar disa pyetje, por megjithatë një vendim i drejtë”, tha ai.

Të fundit