Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Veliaj prezanton Tiranën në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel: Kryeqyteti shqiptar, pikë graviteti për të gjithë rajonin
Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të kthehet në epiqendër të shumë aktiviteteve artistike e kulturore, si mundësi për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bazel, në “Forumin e Qyteteve të Paqes”, ku prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar dhe projektet për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.
Kryebashkiaku tha se festimi i 100 vjetorit të Tiranës nuk do të jetë vetëm një kujtim historik.
“Sapo mbaruam një prezantim të Tiranës në ‘Forumin e Qyteteve të Paqes’ në Bazel, një ndër qytetet që jo vetëm ka investuar në kulturë, arte, në bashkëpunimin mes bashkive të të gjithë Evropës, por që ka firmën historike të shumë prej eventeve të mëdha që kanë shënjuar historinë e botës. Ndaj, ishte një kënaqësi e madhe ta prezantoja Tiranën në këtë 100 vjetor, si një qytet i paqes, si një qytet me harmoni fetare, i cili është zhvilluar me hapa galopantë, që nga krijimi para 100 viteve e deri në kohët moderne. Ne do të bëjmë një tur në gjithë Evropën për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të aktiviteteve për 100 vjetorin e saj. Një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Tiranës nuk është vetëm kujtimi historik për çfarë ka ndodhur në Tiranë në 100 vite, por edhe për të projektuar Tiranën e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj.
Ai shtoi se Tirana, në 100 vitet e saj të dyta si kryeqytet, futet me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart. “Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe për të treguar se Tirana në 100 vitet e dyta të saj vjen me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart”, tha Veliaj.