Flash News

KRYESORE

Veliaj publikon foto me 3 kundërshtarët e ‘flaktë’, a i bindi skeptikët e Teatrit Kombëtar?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se ka rënë në një ujdi me 3 nga artistët e njohur, jo vetëm për emrin e tyre në jetën artistike, por edhe për zërin kundër që patën në dëgjesat e zhvilluara lidhur me projektligjin për shembjen ose jo të godinës së Tetarit Kombëtar.

Pak minuta më parë, Veliaj ka publikuar foto me 3 zërat më të fortë kundër projektligjit që parashikon ngritjen e një kulle shumëkatëshe me PPP në vend të godinës aktuale të teatrit.

Veliaj pozon me aktorët Alfred Trebicka, Arben Derhemin dhe regjisorin Altin Basha. Ai shkruan se tashmë ka një marrëveshje dhe që sot do të nisë negociatat për një teatër të ri kombëtar.

“Kur ka vullnet, ka rrugezgjidhje!  Mirenjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve!

Fale kontributit te secilit kemi nje marrveshje me te mire dhe jemi sot gati te nisim negociatat per nje Teater te ri Kombetar!”, shkruan Veliaj në twitter.

Të fundit