Flash News

KRYESORE

Veliaj i revoltuar me kritikat për stolat vjenezë, i quan mrekulli e tij edhe pse janë dhuratë

Pak kohë më parë në Politiko.al shkruanim lidhur me faktin se stolat e dhuruar nga TAP-i dhe një bankë austriake në Tiranë, do të ishin tërësisht jofunksionale gjatë stinës së nxehtë të verës, duke qenë se bashkia e Tiranës i ka vendosur në një pjesë të Sheshit Skënderbej ku nuk ndodhet asnjë pemë.

Në temperaturat që i kalonjë 30 gradë, për më shumë se 3 muaj në kryeqytet, në këto stola mund të qëndrohet vetëm mbrëmjeve dhe në kohë pa shi.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, si duket i revoltuar nga këto kritika, shkruante sot që në mëngjes në një postim ku paraqiteshin stolat: “Mirëmëngjes nga stolat e “histerisë” ballkanike”.

Veliaj shkonte edhe më tej, kur këto stola që janë dhuratë, i quante si një mrekulli shqiptare, duke nënkuptuar pra se janë një punë e tij e mrekullueshme.

“Ore me shajt është kollaj, pyetja është a funksionojnë, a përdoren, a shtojnë jetë në hapësirat publike?  Kur ne shqiptarët fokusohemi tek gjerat e rëndësishme e jo cic-micet, bëjmë mrekulli!”, - ka qenë postimi i kryetarit.

Sipas Veliajt stolat janë diçka e rëndësishme ku fokusohen shqiptarët.

Të fundit