Veliaj sfidon artistët për Teatrin: Barakë e kohës së fashizmit. Do shembet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk tërhiqet nga ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar. Në një takime me banorët e njësisë bashkiak nr. 2, ai kërkoi një mandat të dytë nga banorët e kryeqytetit, me qëllim për të çuar para këtë projekt.

“Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari i ri, unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shqiptarë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri?!”

Me bluzën me numrin 2, që është numri i tij në fletën e votimit, Erjon Veliaj  prezantoi ne njësinë administrative Nr . 2 të Tiranës kandidatet për anëtarë të Këshillit Bashkiak në kryeqytet, të propozuar nga PS-ja.

Artistët kanë paralajmëruar se janë gati të vetë-sakrifikohen që ndërtesa 100 vjeçare të zëvendësohet me një godinë të re të rrethuar me  kulla biznesi të mos shembet.