Flash News

KRYESORE

Veliaj “shet” punën e Bashës, vijon me projektet e nisura vite më parë (VIDEO)

Veliaj “shet” punën e Bashës, vijon me projektet e nisura

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të ecë në gurmët e Lulzim Bashës. Siç bëri më herët me projektin e bulevardit kryesor (i vitit 2012), ku e prezantoi si të tij, të njëjtën gjë po bën dhe me projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Punën që Veliaj e “shet” sot si të tijën, e ka nisur administrata e mëparshme. Rehabilitimi lumit ishte pjesë e projektit të bashkisë së Tiranës që në vitin 2014, i hartur së bashku me Bulevardin e ri të kryeqytetit nga studio Grimshaw.

Projekti parashikon zgjerimin e shtratit, vendosjen e kolektorëve për mbledhjen e ujërave të zeza me qëllim që ato të mos derdhen më në lumë. Krijimi i hapësirave të gjelbërta anash tij si dhe mbrojtjen e zonave urbane nga përmbytjet përmes argjinaturave. Ishte Basha që inspektori fazën e parë të punimeve, dhe që Veliaj e nisi më tutje./Politiko.al/

 

Të fundit