Flash News

KRYESORE

Veliaj: Shkolla “At Zef Pllumi” gati të mirëpresë nxënësit për sezonin e ri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se shkolla “At Zef Pllumi” është gati të mirëpresë nxënësit pas përfundimit të rikonstruksionit, për sezonin e ri.

Në sajë edhe të 95-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh, Veliaj apelon edhe prindërit që të regjistrojnë fëmijët në shkollat që i kanë sa më pranë vendbanimit.

“Menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit, shkolla “At Zef Pllumi” është gati për të mirëpritur nxënësit për sezonin e ri. Ky është një moment për t’u bërë apel prindërve, që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat që i kanë sa më pranë vendbanimit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Të fundit