Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Veliaj: Shkolla “At Zef Pllumi” gati të mirëpresë nxënësit për sezonin e ri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se shkolla “At Zef Pllumi” është gati të mirëpresë nxënësit pas përfundimit të rikonstruksionit, për sezonin e ri.
Në sajë edhe të 95-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh, Veliaj apelon edhe prindërit që të regjistrojnë fëmijët në shkollat që i kanë sa më pranë vendbanimit.
“Menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit, shkolla “At Zef Pllumi” është gati për të mirëpritur nxënësit për sezonin e ri. Ky është një moment për t’u bërë apel prindërve, që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat që i kanë sa më pranë vendbanimit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.