Veliaj shkon në zonën e Tahirit por zgjedh sërish shoqërues

Bashkia e Tiranës shpërndau ditën e sotme kasetën e radhës sa i takon aktiviteteve të organizuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Këtë herë, Veliaj u shfaq në terren ku njoftoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e aksit nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat.

Zona në fjalë, është zona e cila njihet si bastioni i Saimir Tahirit. Dhe si gjithmonë, sa herë që Veliaj shfaqet në Kombinat, zgjedh gjithmonë edhe një shoqërues. Deputetja socialiste Blerina Gjylamenti shoqëronte Veliajn në këtë inspektim.

Herën e fundit që Veliaj u shfaq në Kombinat ishte në fillim të qershorit dhe shoqërohej nga Damian Gjiknuri dhe disa prej drejtorëve të rëndësishëm të administratës.