Flash News

KRYESORE

Veliaj ‘show’ me punonjësit e bashkisë, në Tiranë shkatërrohet kalldrëmi i fundit 200-vjeçar

Ndërsa kryebashkiaku Erjon Veliaj shfaqet i zënë duke shpërndarë certifikata nderi për punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit në Tiranë, në një lagje të kryeqytetit shkatërrohet kalldrëmi ni fundit 200-vjeçar.

Siç duket edhe nga këto foto, rruga e shtruar me kalldrëm, identifikues i kulturës tiranase në këtë zonë të rrugës “Thanas Ziko”, është shkatërruar plotësisht tashmë.

Ndërsa bashkia propagandon çdo ditë me hapa të mëdhenj duke zhvilluar Tiranën, mesa duket gjithçka mbetet në nivelet e fjalëve dhe fasadave.  Aty ku jepet alarmi, askush nuk sheh e dëgjon, duke sjellë kështu në një gjendje të tillë një rrugë karakteristike dhe historike.

(Fotot: Shkëlqim Beqo)

 

Të fundit