Flash News

KRYESORE

Veliaj si spiker televiziv, tre intervista në 4 ditë, 1 orë e 10 minuta në ekran

Si çdo gjë edhe propaganda e ka një kufij por duket se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po thyen çdo rekord. Në harkun kohor të katër ditëve, Veliaj është shfaqur në tre intervista, në tre televizione të ndryshime.

Në datën 1 gusht në Top Channel, në programin ‘Pushime on Top’, intervista me Veliajn në Jal ishte afro 20 minuta. Në mbrëmje, Veliaj u shfaq në ‘Vizon Plus’ në një intervistë për afro 30 minuta ndërsa ditën e djeshme ishte në ekranin e ‘Abc News’ në një intervistë afro 20 minutshe.

Brenda katër ditëve, kryebashkiaku i Tiranës është shfaqur në tre ekrane duke zënë një kohë televizive prej afro 1 or e 10 minutash. Pa shtuar këtu kronikat e përditshme që shpërndahen nga Bashkia e Tiranës dhe që transmetohen në të gjitha televizionet.

Nuk dihet se cili është halli i Veliaj që po vrapon nga një ekran në tjetrin, por duket se kryebashkiaku po shfrytëzon ‘shterpësinë’ e gushtit sa i takon lajmeve për të marrë sa më shumë kohë televizive. Në këtë pikë po e ndihmon edhe ‘rivali’ i tij, sa i takon garës se kush do të shfaqet më shumë në ekran, Edi Rama.  Ky i fundit prej disa ditësh ka nisur pushimet dhe të vetmet lajme që prodhon janë ato që publikon kryesisht në Instagram.

Të fundit