Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Veliaj: Stadiumi një xhevahir për Tiranën, do bëjmë edhe Teatrin, Unazën dhe Kopshtin Botanik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i vendosur që t’i shkojë deri në fund projekteve madhore si Unaza e Re, Teatri Kombëtar si dhe rehabilitimi i Kopshtit Botanik. Ai mendon se ndërtimi i këtyre projekteve do t’i japë Tiranës më shumë zhvillim, si në aspektin urbanistik ashtu edhe atë arkitekturor e kulturor, njëson si edhe stadiumi i ri në kryeqytet..
Kryebashkiaku nuk i kurseu thumbat ndaj rektoratit të Universitetit të Tiranës, me të cilin ka përplasje sa i përket projektit të transformimit të Kopshtit Botanik.
“Po të futeni te kolonat, te Rektorati, i mbushur i gjithi me grafiti. Po të shikoni tavanin poshtë kolonave, ka dalë kallamishtja. Po të shikoni në kat të 2-të ku ka ballkonin rektori, është i mbushur i gjithi me dollape, me rraqe, me sirtarë që i ka nxjerrë jashtë dhe pyetja është: More mavri, kur ti nuk rregullon dot zyrën tënde, çfarë do t’i bësh Kopshtit Botanik?”, tha ai nga njësia 10, ku vijoi turin e tij të dëgjesave me qytetarët për përgatitjen e buxhetit të vitit 2020.
Ai theksoi se puna e bërë për Parkun Madh të Liqenit është një garanci për këtë. “Sot kemi hapësira në Parkun e Liqenit që është komplet park i hapur, pa biletë, pa pagesë, pa hiç, që janë më cilësore. Pas stadiumit, vazhdojmë me Teatrin, pas Teatrit vazhdojmë me Kopshtin Botanik, derisa Tiranën ta lëmë 10 herë më mirë seç e gjetëm kur e morëm në vitin 2015”, tha kryetari i bashkisë.
Veliaj theksoi se përgjigja më e mirë për ata që kundërshtojnë çdo projekt të bukur në Tiranë është padyshim Stadiumi Kombëtar.
“Stadiumi si çdo gjë e bukur në Shqipëri dhe në Tiranë e kaloi kalvarin e të sharave, e sherreve, e stërkëmbëshave, e gënjeshtrave dhe të baltës. Unë u them këtyre të mive mos i dëgjoni fare çfarë thonë, ne do ecim drejt, ne do ecim përpara, ne do bëjmë atë që kemi premtuar, ne do t’i shkojmë punëve deri në fund. Asnjë nga ne nuk ka paguar asnjë taks për stadiumin. Pra nëse ne kemi mundësinë që qyteti të fitojë edhe një stadium dhe një hotel me 5 yje ku të vijnë këta turist, atëherë qyteti fiton 2 me 0. Mund të kemi humbur 2 me 0 ndeshjen, por kemi fituar si qytet 2 me 0 betejën si për turizmin si për një hapësirë cilësore për sportive. Sot stadiumi është një xhevahir”, - u shpreh Veliaj.