Flash News

KRYESORE

“Veliaj tha gafa prej provinciali”, përplasja e aktorit me Veliajn për Teatrin

“Veliaj tha gafa prej provinciali”, përplasja e aktorit me

Aktori Kastriot Çipi, i cili është kategorikisht kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, është përballur në Opinion në distancë me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Veliaj mori përsipër një punë që nuk i takonte, u bë protagonist për një gjë që duhet ta ndiqte Ministria e Kulturës por donte t’i tregonte besnikërinë Ramës, mashtroi, tha gafa prej provinciali, prej injoranti dhe tha se teatri duhej të shembej me urgjencë. Unë e pyes ku është urgjenca?”, shprehet Kastriot Çipi.

Ndërsa Erion Veliaj e konsideron drejtor të PD-së, që vodhi lekët e filmit e u dënua nga gjykata.

“Në momentin që ai do t’i kthejë 80 milionë lekët e vjetra që ka vjedhur, ne do të kemi më shumë fonde. Nëse të gjithë ata që kanë vjedhur t’i kthenin lekët, do të kishim më shumë para. Ka të bëjë me faktin se prona pas teatrit është e bashkisë, si në rastin e stadiumit, ne nuk i kishim lekët. Për një tjetër hotel dhe zyra bankash, ne themi që pronën e bashkisë, pra parkimin bëje një hotel, por me lekët e kësaj bëj teatrin për 100 vitet e ardhshme. Ia jap unë si bashki, jo ky. Ne do presim garën. Unë kryetar i komisionit të garës, pse ta dekonspiroj, unë do pres ofertën”, u shpreh Veliaj.

 

Të fundit