Flash News

KRYESORE

Veliaj thirrje Bashës: Të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

Veliaj thirrje Bashës: Të kandidojë në Tiranë në

Teksa ndodhej me banorët e Shkozës, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje Bashës të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë dhe të ballafaqohet me "rekordin e tij të premtimeve të pambajtura".

“Kam një propozim, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar një herë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku u shpreh se mezi e pret këtë betejë, jo si betejë llogjesh, por si betejë punësh, premtimesh të mbajtura apo suksese të arritura.

“Sa shkolla bëri ai? Zero! Sa shkolla kemi bërë dhe po bëjmë ne? 33 në total. Sa rrugë, sa pemë kemi mbjellë? Sa korsi biçikletash kemi bërë? Ky është një moment i mirë të flasim edhe për oligarkët. Kush e kishte taksën e ndërtimit sa për të larë gojën dhe kush ua ka 10-fishuar taksën atyre? Këto investime bëhen me taksën e ndërtimit të oligarkëve. Prandaj, përpara se të shkojmë në zgjedhje, le të bëjmë një ballafaqim këtu në Tiranë, ku Basha si drejtues i PD të përballet me CV-në e tij, me listën e punëve dhe premtimeve të pambajtura. Paskëtaj, le ta vlerësojë qyteti i Tiranës se kush e ka bërë punën mirë dhe se kujt mund t’i besohen edhe punë të tjera. Unë mezi e pres këtë betejë, jo si betejë llogjesh, por si betejë punësh, premtimesh të mbajtura apo suksese të arritura, të paktën për palën tonë”, tha ai.

Të fundit