Flash News

KRYESORE

Veliaj i uron mbarësi Bruna Paskalit: Ishte kënaqësi që punuam bashkë...

E kalon pa dhimbje dorëheqjen e nënkryetares, kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, i cili e ka falënderuar nënkryetaren e dorëhequr sot, Brunilda Paskalin, për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve. Paskali zgjodhi dorëheqjen për të mos u pushuar dhe Veliaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, ai ka vlerësuar Paskalin për kontributin dhe përkushtimin e saj, gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e Bashkisë Tiranë. "Ishte kënaqësi të kisha në skuadër Bruna Paskalin këto dy vite. Mirënjohje për kontributin e përkushtimin e saj për Tiranën tonë. Mbarësi më tej", shkruajti kreu i bashkisë.

Brunilda Paskali ishte përfaqësuese e LSI-së dhe dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme, pas përçarjes PS-LSI, në debatin për rritjen e çmimit të ujit.

 

Të fundit