Flash News

KRYESORE

Veliaj voton krah bashkëshortes: Jam shumë i emocionuar, shoh radhë në qendrat e votimit  

Veliaj voton krah bashkëshortes: Jam shumë i emocionuar, shoh

Erion Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës dhe kandidati i PS për një mandat të dytë ka hedhur fletën e votimit, vetëm pak minuta më parë. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, Veliaj tha se ndihet shumë i emocionuar, pasi sheh radhë ndër qytetarë për të votuar.

“Jam shumë i emocionuar sot teksa vendosim si vazhdojmë. Ka nga ana që kanë inate të vjetra, pazare për të mbyllur, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, ndaj mbipolitizimi nuk përben sens. Në gjithë qytetin ka radhë për të votuar. Dua të falënderoj garuesin tjetër, Arbën Skënderi është çun Tirane ndonëse kemi bindje të ndryshme, ne na bashkon fakti që duam që çunat t’i rrisim këtu, të hedhim rrënjë këtu. Sot është ditë e nxehtë ndaj ftoj qytetarët, se vota mund të ndryshojë realiteti”, tha Veliaj.

Të fundit