Flash News

KRYESORE

Veliera/ Apeli rrëzon padinë e shoqërisë civile për Dakon

Veliera/ Apeli rrëzon padinë e shoqërisë civile për

Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile, në lidhje me padinë e ngritur kundrejt kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për “shpërdorim detyre” në zbatim të projektit “Veliera”, raporton ABC News.

Relatorët e ngarkuar pasi shyqyrtuan çështjen vendosën të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke theksuar se nuk ka pasur vepër penale nga kryebashkiaku Dako për ndërtimin e “Velierës”.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte dalë në këtë përfundim më herët pasi prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për rastin dhe i kërkoi gjykatës të pushojë çështjen. Në atë kohë burime nga prokuroria thanë se nuk është konstatuar shkelje, duke cituar se gjatë hetimeve intensive, nuk u gjet konsumimi i ndonjë vepre penale nga kryebashkiaku Dako.

Por, pavarësisht kësaj shoqëria civile e apeloj vendimin, me pretedimin qe provat e tyre për dëmet arkeologjike që po shkaktohen si pasojë e projektit nuk jane marre parasysh. Për t’u rrëzuar serish nga gjykata e Apelit. Por, nga ana tjetër  vijueshmëria e zbatimit të projektit Veliera vijon të mbetet pezull në pritje të vendimit të gjykates administrative apelit Tiranë.

Punimet për zbatimit e projektit Veliera prej shkurtit të vitit 2017-ës vijojnë të mbeten të pezulluara në zonën arkeologjike A në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore.

Të fundit