Flash News

KRYESORE

Veliera, Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën e Vangjush Dakos, jo më punime në zonën A

Veliera, Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën e Vangjush

Fitorja e parë e shoqërisë civile dhe qytetarëve durrsakë kundër kryebashkiakut Dako. Pas disa seancash gjyqësore Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e bashkisë së qytetit për të vijuar punimet pranë Velierës. Gjykatësi Petraq Curi ka ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Durrësit e cila ka dërguar në ASHA një projekt tjetër për Velierën. Këto punime ishin mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe IMK.

Në seancën e pak ditëve më parë, gjyqtari kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë projekt i cili i hap rrugë vazhdimit të punimeve si dhe dokumenteve të organit të akuzës.

Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimin e punimeve në zonën A, arkeologjike. Në kushtet kur punimet janë bllokuar prej muajsh të tërë, bashkia Durrës i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë që të vendosë heqjen e vendimit të pezullimit për t'i hapur rrugë vazhdimit të punimeve.

 

Të fundit