Flash News

KRYESORE

“Veliera”, kryebashikaku Dako varros përfundimisht nën beton qytetin romak

“Veliera”, kryebashikaku Dako varros përfundimisht nën

Në një denoncim të bërë nga web “Amfora.al”  duket qartë se zbulimet arkeologjike të periudhës romake tek “Veliera” janë betonizuar, megjithë kundërshtimet e mëdha të shoqërisë civile, personazheve publike dhe njerëzve të artit. Kështu është mbuluar me beton një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike, pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera”, në qytetin e Durrësit. Shtresat e betonit kanë mbuluar sondazhin numër 3, që sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), struktura është një “pilastër romak”(që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit, ku supozohet prania e një porte).

Nga gërimi i arkeologëve doli në dritë kjo strukturë, që është vijim i murit rrethues të qytetit, i cili i përket shekullit II, pas lindjes së Krishtit. E megjithatë ky gërmim nuk u krye i plotë sepse nevojitej të gërmohej edhe pjesa e rrugës, që ishte e pamundur si pasojë e kalimit të automjeteve mbi të. Arkeologët i kanë përfunduar sondazhet prej disa muajsh dhe raporti mbi zbulimet arkeologjike është përfunduar. Por duket se kjo periudhë e gjatë nuk ka qenë e mjaftueshme që KKA-ja të merrte një vendim përfundimtar mbi këtë projekt.

Çfarë thotë firma që po zbaton projektin?

Përfaqësues të saj u shprehën për Amfora.al se disponojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, që thotë se do të lihen disa gropa (dritare me xham) për të parë strukturat e mbuluara.

Por këto dy hapësira ngjasojnë tërësisht si “puseta” dhe pozicioni i tyre përveç se është larg strukturës së betonizuar, nuk lejon shikimin brenda saj.

Ndërsa Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë zyrtarisht nuk ka bërë publik asnjë vendim të tij mbi këtë pretendim të firmës private dhe hera e fundit kur KKA-ja ka publikuar një vendim, është muaji Maj. Po ashtu burime të Amfora.al pohuan se nuk ka asnjë vendim që e jep këtë udhëzim.

Por përveç ligjit, qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, protestuan rreth 4 herë, me një kërkesë të vetme, “mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike tek sheshi “Veliera”, me një kosto rreth 6 milion dollar. Grupimi qytetar-rinor “Aktiv për Durrësin” ka qenë faktor kyç në zhvillimin e këtyre protestave  dhe ka denoncuar dhe vijon të paraqes shkeljet në këtë projekt të bashkisë Durrës dhe jo vetëm”.

Kryebashkiaku Vangjush dako ka vijuar punën i qetë që ta mbyll projektin e tij “Veliera”, para përfundimit të mandatit të tij, dhe, njëherësh, pa marrë parsysh as protestat e as ligjet e shtetit.

Të fundit