Flash News

KRYESORE

Velipojë/ Rrezikoi të mbytej, ndërhyrja e rojës së plazhit i shpëton jetën 15 vjeçarit

Një 15 vjeçar ka kaluar momente shumë të vështira ditën sotme në Velipojë, ndërsa rrezikoi që të mbytej. Ai ishte futur në det, por ndërsa notonte pati vështirësi që të qëndronte mbi ujë. Roja i plazhit, Rodens Lesha pa se pushuesi 15 vjeçar E.H po haste vështirësi dhe ndërhyri menjëherë.

Kur ai e nxori në breg, adoleshenti nuk kthe shenja jete. Pushuesit iu në frymëmarrje artificiale, e ai reagoi pozitivisht.

Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë" informoi se pasi ka arritur t’i kthejë shenjat e jetës, e ka transportuar të riun pa humbur kohë drejt qendrës ambulatore më të afërt. 15 vjeçari është nën kujdesin e mjekeve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Me plazhet shqiptare që nga dita në ditë bëhet më të populluara, është e domosdoshme që rojet e plazhit të jenë të pranishëm, që jeta e pushuesve të jetë më e sigurt.

Të fundit