Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veliu është vetëm një Ramëllesh më shumë (dhe një kompleks i KM me gazetarët)
Alfred Lela
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është bërë një tjetër zë dhe fytyrë në profilin e turpit që Edi Rama dhe Sandër Lleshi i kanë veshur Policisë së Shtetit. Të dy ata po ndjekin gjurmët e Saimir Tahirit, ministrit të parë të Brendshëm socialist, që e ktheu strukturën e zbatimit dhe sigurimit të ligjit në një kanabismilici. Ndryshe nga Lleshaj dhe Rama, Tahiri të paktën u përmbajt nga trajtimi i policisë si një trupë që shkapërderdhet rrugëve të Shqipërisë duke rrahur fëmijë, duke dhunuar kundështarë të supozuar, qofshin këta në formën e aktivistëve, gazetarëve apo artistëve.
Një ndërprerje të shkurtër serioziteti dhe ‘kthimi në uniformë’ solli ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme e Fatmir Xhafajt, i cili u ‘la i lirë’ pikërisht se nuk ndoqi stilin e Tahirit. Zëvendësuesi u gjet me spaleta ushtrie, ish-gjenerali Sandër Lleshaj, i cili do të njihet si i pari me atë gradë, që më shumë ka marrë se ka dhënë urdhra. Jo në shërbim të shtetit, por të kapriçiove të Edi Ramës.
Nën këtë dyshe çeli, këto tri ditë habie, një gonxhe e re e abuzimit dhe dritëshkurtësisë ‘shtetërore’, në formën e Ardi Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Funksionari i lartë bëri një thyerje të trefishtë të rregullave dhe moralit të policimit. Ai promovoi dhunën ndaj një të mituri; fyeu një grua dhe kodin e familjes dhe tregoi paaftësi si kryepolic i Shqipërisë. E arriti këtë në mënyrë spektakolare: nëse ai dhe vartësit e tij nuk mund të hetonin për të gjetur dhe dalluar një video, shkëputur nga një film, prej një materiali ‘kompromentues’, si do të mundet të ndërtohet te ta besimi se mund ta bëjnë punën për të cilën paguhen, hetimet për të cilat presupozohet se janë profesionistë?
Ka edhe një përmasë të katërt te kodoshëria e Ardi Veliut. Keqkuptimi fatal i një burri, apo profesionisti po deshët, me uniformë, që imiton politikanët të cilët besojnë se çdo punë e bërë keq, apo fare e pabërë, mund të mbulohet me public relations (propagandë). Ky është stili i Ramës që e imiton verbtazi Lleshaj dhe ministrucat e tjerë të Republikës, të cilët ngulin gënjeshtër pas gënjeshtre dhe pabesi pas pabesie në shpinë të shtetit dhe të qytetarit, duke mos e kuptuar se në qeveribërje mbetet ajo që bën, jo ajo që thua.
Më keq akoma, ngaqë kanë Facebook, Twitter dhe zyra shtypi e gazetarë që punojnë në to, gënjehen se edhe vetë janë gazetarë dhe analistë. Kanë ardhur aty për t’u shërbyer njerëzve me qeverisje, dhe jo për t’u shërbyer audiencave imagjinare dhe publicitare (siç i mendon ato Tërmeti i tyre), mendimet ‘e çmuara’ në formë esesh, replikash dhe opinionesh.
Ky ndoshta do të mbahet mend si naiviteti, fataliteti dhe banaliteti më i madh i qeverive Rama: lufta me gazetarët e njohur dhe me opinionbërësit në vend, të kompleksuar, me sa duket, nga emri i këtyre të fundit, i cili në mendjen e rilindasve është i pamerituar. Xhelozia bëhet tërbim kur kuptojnë se fama e gazetarëve është edhe pa kosto. Asnjë SPAK apo kërcënim ambasadash nuk u troket te dera. (Si munden këta derra të thonë ç’të duan e të mos i gjejë asgjë?).
Ka pasur ky vend qeveri që mund të haheshin me elitat e tyre kulturore (ngaqë edhe ato vetë kompozoheshin prej syresh), por kanë qenë të gjitha në kohën e Mbretit Zog, apo të qeverisë së Dojç Kulturës, së një prej frashërllinjve të vegjël. Në kohë të Ramës, kur ministrat dhe deputetët janë semianalfabetë, me diploma Kristali, me një libër të lexuar në 87-ën, me komplekse të trasha për Frojdin e Jungun bashkë, vallahi bilahi, kjo gara me gjasme publicistikë, është asgjë më shumë se një vërë në ujë, një kaps i trashë në qeverisje, le të themi. Por, siç e dimë nga anglezët, opinionet (sidomos të atyre që janë në një post jo për opinione, por opsione), janë si vërat, të gjithë e kanë nga një.
Sa i takon Ardi Veliut, kot i biem më qafë. Presim më shumë se ç’duhet prej një polici. Kur ka parë shefat e tij, Ramëlleshët e Rilindjes, që mohojnë dhunën ndaj gazetarëve, artistëve e protestuesve, çfarë është një fëmijë dhe një grua!?
Askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë burrecët e këtij vendi që, nën uniformë, apo pas bythës së truprojave të bëjnë si burra.
Në fund, një pyetje për Sandër Lleshajn. Ke thënë se të gjithë policët kanë fytyrën tënde. A pranon që atë fytyrë e kanë edhe ata të katër që vranë dy vetë në Laç?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38