Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vëllai i Admir Muratajt: Është urdhëruar nga ‘dikush’ për grabitjen
Aleksandër Murataj, vëllai i grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas Admir Murataj, është shprehur për Report Tv nga burgu 313, se i vëllai nuk ka qenë organizator i vjedhjes.
Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga “dikush” tjetër, që ka pasur informacion se në Aeroportin “Nënë Tereza” do të transportohej një shumë e madhe parash.
Murataj nuk mund të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të vëllait, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim.
Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër?. Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë”, u shpreh Murataj.