Flash News

KRYESORE

Vëllai i mori motrës 25 mijë euro dhe e kërcënoi me mbyllje në spital

Vëllai i mori motrës 25 mijë euro dhe e kërcënoi me

Vëllai i mori motrës 25 mijë euro dhe e këcënoi se do ta mbyllte në spital. Gjykata e Tiranës ka dënuar një 54-vjeçar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “mashtrimit”.

 Adem Sh. në tetor të 2014, i mori motrës 25 mijë euro dhe jo vetëm që nuk ia ka kthyer borxhin, por ka pretenduar sikur nuk ia ka marrë ato para.

Sipas vendimit gjyqësor, motra e të pandehurit, V.Xh., ka kallëzuar vëllain pas borxhit që i kishte dhënë, për të rinovuar banesën dhe për nënën e sëmurë, e cila duhet të shtrohej në spital. Sipas dëshmisë së motrës në Prokurori, për dy vjet me radhë, ajo i ka kërkuar vëllait paratë, por ai ka mohuar t’i ketë marrë para.

Sipas “Panorama”, ai e ka kërcënuar motrën e tij, duke i thënë se do ta çonte te “17-ta (Spitali Psikiatrik” dhe se do t’ia nxirrte qumështin e nënës.

Edhe në Prokurori, Adem Sh. ka thënë se nuk ka marrë kurrë para nga motra. Pasi u bë ballafaqimi në Gjykatë, mes të pandehurit dhe dy motrave të tjera, të cilat kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me motrën që dha paratë, 54 vjeçari e ka pranuar se ka marrë 25 mijë euro dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

 

Të fundit