Flash News

KRYESORE

Vëllavrasje për këtë vilë historike

Vëllavrasje për këtë vilë historike

Një prej pronarëve të vilës historike Massoni në Massa të Italisë ka vrarë vëllain e tij duke e shtypur me makinë në parkun e pronës së tyre.  Ngjarja ka ndodhur sot pasdite. Karabinierët arrestuan Marco Casonato me akuzën se e ka shtypur qëllimisht të vëllanë Piero, duke i shkaktuar vdekjen. Arsyet dyshohet se kanë lidhje me konfliktin e tyre për pronën, në të cilën Marco ishte roje me vendim gjykate.  

Nga ajo që është mësuar, prej kohësh dy vëllezërit kanë qenë në sherr për vilën që është në pronësi të të dyve.

Sherri i fundit kishte ndodhur për punimet e restaurimit që ishin kërkuar vetëm nga Marco Casonato dhe që ishin penguar nga Piero.

Të fundit