Flash News

KRYESORE

“Vende që frymëzojnë”, National Geographic zgjedh për dokumentar malësitë e Kurveleshit

Një ekip i ‘National Geographic Explorer’ ka përzgjedhur projektin Nivica si pjesë e serive  të këtij televizioni, të titulluar  “Vende që frymëzojnë”.

Për një javë me radhë ata po xhirojnë në malësite e thella të Kurveleshit për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur por edhe përpjekjet që po bëhen për të  krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike.

Seria e dokumentareve “Vende që frymëzojnë” është një cikel dokumentarësh dedikuar projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve dhe vendeve ku ndodhin ato.

Nga Kina në Japoni, Peru apo Kosta Rika, në malët e Himalajave  dhe tani në zonën e Kurveleshit, ‘National Geographic’ është një prej mediave më të njohura në botë e cila ka filluar një projekt ndërkombëtar për të mbështetur vende njerëz apo projekte të ndryshme që kërkojnë të krijojnë një  filozofi turizmi mjaft të ndryshme nga turizmi masiv apo turizmi që nuk respekton natyrën dhe historinë.

Për këtë arsye projekti Nivica, i cili ka filluar në jugun e Shqipërisë dhe kërkon të ndërtojë një model unik turistik duke lidhur zona bregdetare me ato malore, është përzgjedhur nga ‘National Geographic Explorer’ si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Të fundit