Flash News

KRYESORE

Vende të reja pune, ministritë që do shtojnë numrin e punonjësve

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar rishpërndarjen e numrit të punonjësve në disa prej ministrive.

Sipas vendimit, Ministria e Bujqësisë i shtohen 4 punonjës për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ministrisë së Shëndetësisë i shtohen 9 punonjës, Ministrisë së Brendshme 3 punonjës dhe Ministrisë së Turizimit 21 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit.

Vendimi

1. Numri i punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018, shtohet me 4 punonjës për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1951 veta.

2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, shtohet me 9 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 4271 veta.

3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, shtohet me 3 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14149 veta.

4. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 21 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1101 veta.

5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018, reduktohet me 21 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5705 veta.

6. Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, reduktohet me 16 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 315 veta.

Të fundit