Flash News

KRYESORE

Vendet arabe dhe Rusia kundër vendimit të Trumpit për Rrafshnaltën e Golanit

Vendet arabe dhe Rusia kundër vendimit të Trumpit për

Rusia, Irani dhe një numër i vendeve arabe, përfshirë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, kanë kritikuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.

Këto vende nënvizojnë se një vendim i tillë shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon stabilitetin rajonal. “Nisur nga pikëpamja e një zgjidhje politike në Lindjen e Mesme dhe atmosferës politike në Siri padyshim se vendimet e tilla kanë pasoja”, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 25 mars, nënshkroi njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit. Izraeli e pushtoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha se askush nuk mund të imagjinojë që një person në Amerikë i jep territorin e një kombi një vendi tjetër pushtues.

Sipas presidentit iranian një veprim i tillë është i pashembullt në këtë shekull. Arabia Saudite, Bahrein, Katari dhe Kuvajti, të gjitha vende aleate të Uashingtonit, gjithashtu kundërshuan vendimin. Në Siri, agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se mijëra njerëz kanë protestuar ndaj vendimit të Trumpit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se njohja nga Trumpi e bën aleancën midis Izraelit dhe Amerikës "më të fortë dhe më të madhe se kurrë". Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.

Vendimi i presidentit, Donald Trump pason zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë vitit të kaluar, veprim ky që gjithashtu zemërimin e palestinezëve dhe arabëve.

Të fundit