Flash News

KRYESORE

Vendet e BE-së të dyzuara për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Vendet e BE-së të dyzuara për hapjen e negociatave për

Vendet anëtare të BE-së nuk ndajnë të njëjtin mendim, sa i përket hapjes së negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Jean Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, e pranoi se momentalisht nuk ka pajtim të plotë midis vendeve anëtare të unionit.

"Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që kam në fuqinë time për t'i bindur ato ", tha Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian në takimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme. Tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.

"Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin", tha Zaev. Këshilli i BE-së do të mbajë debatin e parë për hapjen e negociatave më 18 qershor.

Të fundit