Flash News

KRYESORE

Vendet ku është xhiruar "Game of Thrones" të cilat mund t'i vizitoni

Loja e froneve në "Westeros", po, është një mbretëri imagjinare. Por vendet ku janë bërë xhirimet janë shumë reale dhe shpesh herë vetëm një aeroplan larg.  Dëshironi të shihni muret e "King`s Landing', Vale-n, apo bregdetin e 'Dragonstone? Janë të gjitha të mundura.

Dubrovnik, Kroaci Qyteti i vjetër i Dubrovnik, një vend i Trashëgimisë Botërore i mbrojtur nga UNESCO, është pikërisht vendi i mbretit "King`s Landing". Pra, ku janë xhiruar pjesët e vendit ku ishte mbretëria.

Islandë Kombi i vogël nordik është sfondi për shumë vende të Westeros.  Në Islanë janë xhiruar skena të ndryshme duke nisur nga Muri në Veri, Frostfangs dhe udhëtimi i Aryas me "The Hound" në parkun "Thingvellir"

Muri në Veri Frostfangs Thingvellir Rruga për në vendin e mbretit (The Dark Hedges) Një nga vendet më të fotografuara të "GOT". E vendosur në Irlandë dhe kjo është rrugë mahnitëse e veshur me pemë ahu në veri të vendi të mbretit.

[caption id="" align="alignnone" width="756"] Kur Arya Stark shpëton nga mbreti Xhofri[/caption] [caption id="attachment_266220" align="alignnone" width="750"] Pamje reale e vendit, marrë në Internet[/caption]

Winterfell (Që është vendi im i preferuar në gjithë serialin) është vetëm 30 minuta larg me makinë nga Belfast, në bregun lindor ku është kalaja "Ward". Kjo kështjellë është shumë familjare për fansat e "Game of Thrones" pasi është shtëpia e familjes Stark. Ruajtësit të veriut, Ned Stark, në fillim të sezonit të parë e më pas Mbretit të Veriut, Jon Snow.

Dragonstone Lart në Irlandën e Veriut është plazhi i bukur i "Downhill". Një shtrirje prej 7 miljesh është një pamje panoramike që tërheq shumë vizitorë e turistë. Tempulli i Mussendon është një nga ndërtesat më të fotografuara në Irlandën e Veriut.

Në botën e "Game of Thrones", ky plazh u shndërrua në Dragonstone, kus shtatë idhujt e Westeros, u dogjën nga Melisandre dhe Stanis Baratheon.

Malta I vendosur në ishullin maltez të Gozos, ky hark gëlqeror prej 50 metrash i lartë, njihet si dritarja "Azure". Ne Game of Thrones" është sfondi i dasmës së Daenerys Targaryen dhe Khal Drogo’s.

 

Të fundit