Flash News

KRYESORE

Vendet me koston më të ulët për internetin celular, ku renditet Shqipëria

Vendet me koston më të ulët për internetin celular, ku

Sipas një studimi të publikuar nga ‘Cable.co.uk’, Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve me koston më të ulët të internetit celular. Në fakt, e gjithë Europa Lindore, falë prezencës së një infrastrukture të mirë rrjetesh kanë koston më të ulët të internetit celular.

Edhe pse me vende fqinje si Greqia që kanë një prej interneteve celulare më të kushtueshme në botë me 32.71 dollarë për 1GB, shqiptarët paguajnë vetëm 3.22 dollarë për 1GB. Vendi i ynë renditet i 68-ti në listën me 230 vende të botës për nga kostoja e ulët.

Nga 33 plane tarifore të matura në fund të vitit të kaluar, kostoja më e ulët për 1GB në Shqipëri fillon nga 0.68 dollarë, deri tek më e shtrenjta prej 13.18 dollarë për 1GB.

10 vendet me koston më të ulët të internetit celular:

  1. India $0.26
  2. Kirgistan $0.27
  3. Kazakistan $0.49
  4. Ukrainë $0.51
  5. Ruandë $0.56
  6. Sudan $0.68
  7. Sri Lankë $0.78
  8. Mongoli $0.82
  9. Mjanmar $0.87
  10. Kongo $0.88

Të fundit