Vendet vakante në Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 kandidatëve që vazhdojnë garën

Zbardhen emrat e tetë kandidatëve jo gjyqtarë që do të vazhdojnë garën për tre vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Nga 22 kandidatë, 13 prej tyre u skualifikuan dhe një tjetër u dorëhoq.

Shkak për skualifikimin e tyre është bërë mospërmbushja e kritereve formale siç është zotërimi i doktoraturës apo kritere të tjera.

Tetë kandidatët që do të vijojnë garën janë:  

Rrezarta Melo

Ardita Alsula

Theodhori Sollaku

Ervin Pupe

Sokol Sadushi

Ilir Panda

Jetmira Rragami

Kestrin Katro

 

Deri tani gara ka qenë e hapur për tri vende vakante. Sot KLP pritet të hapë të katërtin vend vakant, pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit, i cili u shkarkuar gjatë procesit të vettingut.

Gjykata e Lartë prej kohësh nuk është funksionale për shkak e gjyqtarët janë shkarkuar sepse nuk kaluan vettingun, dhe aktualisht ka vetëm një anëtar, Ardian Dvoranin, i cili vijon në detyrë me mandat të përfunduar.