Flash News

KRYESORE

Vendi i duhur për të jetuar, i qetë dhe pa strese

Vendi i duhur për të jetuar, i qetë dhe pa strese

Të jetosh në një vend të qetë dhe pa stresë është dëshira më e madhe e njerëzve de jo vetëm në Shqipëri po kudo në gjithë botën, e sidomos për ata që jetojnë në vende të zhurmshme, me popullsi të madhe, pluhur dhe rrëmujë.

Sipas studimit të “Forumit Ekonomik Botëror” katër qytete gjermane rënditën në dhjetëshën e qyteteve më të qeta në botë. Kjo argumentohet me faktin se në Gjermani ka hapësira të mëdha të gjelbra, trafik më pak të rënduar dhe mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Mes tyre, Stuttgarti rezulton të jetë qyteti me më pak stres në planet. Sidnei në Australi është i vetmi qytet joeuropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.

Të fundit