Flash News

KRYESORE

“Vendi meriton këta politikanë që kemi”, Ermal Hasimja: Shqiptarët kanë qasje klienteliste

“Vendi meriton këta politikanë që kemi”, Ermal

Duke parashtruar faktin që qytetarët janë “të ftohur nga Qeveria por edhe nga opozita”, politologu Ermal Hasimja ka deklaruar për ‘A2’ se, pikërisht këta të fundit duhet “të krijojnë besueshmëri,  të ofrojnë diçka që është krejt ndryshe nga ajo që afron Qeveria”.

Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Sipas tij sot emergjenca është zhvatja e qytetarit, “sot qytetarët kanë arritur në minimalen e kërkesave, nuk po kërkojnë të bëjnë dallime mes programeve, thjesht kërkojnë që mos t’i vjedhin aq shumë”.

Por edhe shoqëria shqiptare ka fajet e veta, sipas politologut. “Vendi meriton këta politikanë që kemi, edhe pse është mizore si përgjigje.  Njerëzit në pushtet nuk janë të imponuar por të votuar”.

Sipas tij, “një pjesë e mirë e shqiptarëve arsyeton me qasje klienteliste, ka që nuk shohin dallim midis partive, por ka edhe që thjesht shesin votën”.

Për këtë arsye, “gjërat do të ndryshojnë nga protestat por kur njerëzit do të ndjejnë që nuk e meritojnë qeverisjen që kanë”.

Të fundit