Flash News

KRYESORE

Vendi në duart e Erjon Braçes/ Mungon Rama dhe Ruçi, ç’do diskutohet sot në Kuvend

Vendi në duart e Erjon Braçes/ Mungon Rama dhe Ruçi,

Ndonëse protokolli e kërkon që njëri prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të jetë i pranishëm në Shqipëri, ditët e fundit presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama ndodhen jashtë kufijve dhe në cepe të ndryshme të globit.

Presidenti Meta ndodhet në Uashington të SHBA-së, kryeparlamentari Ruçi në Berlin të Gjermanisë, ndërsa kryeministri Rama në Riad të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, seanca e sotme do të zhvillohet nën drejtimin e nënkryetares socialiste të Kuvendit, Vasilika Hysi, siç njoftohet online nga faqja e parlamentit.

Në seancën e sotme janë parashikuar të diskutohen dy dekretet e presidentit Meta,  Ligjin për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën.

Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i opozitës në Kuvend, ndërsa i mbetet zv.kryeministrit Braçe të përgjigjet në emër të mazhorancës.

Të fundit