Flash News

KRYESORE

Vendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të Karaburunit

Vendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të

Hetimet e Prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar një skemë kriminale me anë të së cilës qindra hektarë pronë turistike në gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Zvërnec u tjetërsuan në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë në arkivën e Gjykatës së Vlorës vendime të falsifikuara, shkruan BIRN.

Raimond Mëzi me profesion varrmihës jeton në një shtëpi të varfër në lagjen “Partizani” në Vlorë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Vlorës të datës 29 Dhjetor 2000 nga gjyqtari Thoma Nika, Mëzi rezulton të jetë pronari i një sipërfaqe toke prej 220 hektarësh në gjirin piktoresk të “Shën Vasilit” në gadishullin e Karaburunit.

Ka vetëm një problem: vendimi i gjykatës që e bën Mëzin pronar të pronës që kap një vlerë tregu prej 210 milionë euro është i falsifikuar.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, krijimi i dosjeve gjyqësore me procese që nuk janë zhvilluar kurrë, falsifikimi i dokumenteve arkivorë e më pas certifikim të tyre në institucionet shtetërore është pjesë e një skeme kriminale të zbuluar nga Prokuroria e Vlorës në vitin 2016-të. Sipas Prokurorisë, mbi 314 hektarë tokë është përfituar në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit e më pas është shitur tek të tretë.

Ndër dosjet e falsifikuara rezulton një vendim i gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi – i vrarë në vitin 2011 në Vlorë me një sulm me ekspoliziv i tipit mafioz – dhe të një gjyqtari tjetër Qatip Bylykbashi, i cili rezulton të ketë ikur nga Shqipëria që në fillim të vitit 1990.

Të fundit